IMK - Industria Metalike e Kosovës

IMK  - Industria Metalike e Kosovës

IMK  - Industria Metalike e Kosoves është një nga fabrikat më të mëdha në Euvropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës. E themeluar në vitin 1972 në Ferizaj, Kosovë, fabrika ka prodhuar më shumë se 12,000 kilometra (afro 1.3 milionë tona) tuba në profile të ndryshme. Fabrika ka një përvojë të gjatë në industrinë metalike dhe ka një nivel të lartë të njohurive në lidhje me produktet tona dhe përdorimin e tyre. Ne ruajmë me krenari vlerat e përgjegjësisë etike, profesionale, dhe sociale në zhvillimin e biznesit tonë.

               IMK - Industria Metalike e Kosovës mbetet si njëra ndër prodhuesit kryesor të tubave në rajon me prodhimin e tubave të çelikut me tegel in disa dimensione të ndryshme nga  Ø 219.1mm up to  Ø 2032 mm. Gjithashtu, kualiteti i produkteve tona është në harmoni të plotë me standard internacionale për prodhim dhe kontrollë si p.sh.: API, DIN, ASTM, BS, ISO, EN, NF, UNI, GOST, etj.

               Fabrika jonë përbëhet nga dy reparte për prodhim. Këta janë reparti për prodhimin e tubave me tegel spiral, reparti për mbështjelljen dhe izolimin e tubave.

               Reparti për prodhimin e tubave me tegel spiral ka në vete tre linja për prodhimin e tubave të çelikut gjë që e lejon fabrikën të prodhojë në disa dimensione të ndryshme dhe të arrijë kapacitet të lartë të prodhimit. Përveq kësaj, reparti për izolim është i organizuar në izolimin e jashtëm të tubave dhe atë të brendshëm. Izolimi bëhet me llak bitumen, rrëshira epokside, ngjyrë bazë metalike etj. 

IMK- Industria Metalike e Kosovës - Video
IMK- Industria Metalike e Kosovës - Video IMK - Industria Metalike e Kosovës mbetet si njëra ndër prodhuesit kryesor të tubave në rajon me prodhimin e tubave të çelikut me tegel in disa dimensione të ndryshme nga  Ø 219.1mm up to  Ø 2032 mm.