TUBAT E ÇELIKTA ME TEGEL SPIRAL

List of photos

Fabrika e Tubave të Çelikut është  e specializuar në prodhimin e  tubave me tegel spiral. Fabrika është e pajisur me teknologjinë m ë bashkëkohore e cila është e instaluar në repartin për prodhimin e tubave me tegel spiral. Teknologjia sëbashku me njohuritë, dhe vlerat që ne kultivojmë ndihmon në prodhimin e kualitetit të lartë të tubave të çelikut me diametra, trashësi të murit dhe cilësi të materialit bazë të ndryshëm.

IMK – Fabrika e Tubave te Çelikut mbetet si njëra ndër prodhuesit kryesor të tubave në rajon me prodhimin e tubave të çelikut me tegel në disa dimensione të ndryshme nga  Ø 219.1mm up to Ø 2032 mm. Gjithashtu, kualiteti i produkteve tona është në harmoni të plotë me standarde internacionale për prodhim dhe kontrollë si p.sh.: API, DIN, ASTM, BS, ISO, EN, NF, UNI, GOST, etj.
 
Prodhimi, kontrolli i cilësisë si dhe shënimi i të dhënave bëhen sipas API, DIN, GOST, EN dhe normave tjera për prodhimin e tubave. Në kuadrin e procesit të prodhimit kryhen këto kontrolle: kontrollimi automatik i vendit të salduar me anë të ultra - zërit, kontrolli vizual jashtë dhe brenda, kontrollimi hidraulik nën presion deri 211 Bar dhe në fund kontrolli përfundimtar.  Në laboratorin e fabrikës bëhen po ashtu ekzaminimet mekanike dhe kimike të parapara standarde dhe normave sipas të cilave kryhet prodhimi.
 
Në cilësinë e lartë të prodhimeve të fabrikës së tubave të çelikut është bindur edhe Amerikan Petroleum Institute dhe për këtë ka dhënë të drejtën për përdorimin e API Monogramit.
TUBAT E ÇELIKTA ME TEGEL SPIRAL
TUBAT E ÇELIKTA ME TEGEL SPIRAL Fabrika e Tubave të Çelikut është  e specializuar në prodhimin e  tubave me tegel spiral. Fabrika është e pajisur me teknologjinë m ë bashkëkohore e